• |
ide | kryesore

SHPJEGIMI/ Pse Basha nuk i doli në mbrojtje Fran Frrokajt

Lajme, Të fundit



Qëndrimin zyrtar për arrestimin e Fran Frrokajt, Lulzim Basha e përsëriti fjalë për fjalë si në konferencën në Tiranë, ashtu edhe në vizitën që bëri në Lezhë. “Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm” është shprehja që përdori Basha, duke mos u nxituar t’i dalë në mbrojtje kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Lezhës. Një ditë më pas, këtë qëndrim e shpjegon Edi Paloka.

Duket se demokratët shohin një kurth tek arrestimi i Fran Frrokajt. Nëse ata do ta quanin Frrokajn të pafajshëm ende pa nisur gjyqi, atëherë socialistët do të vënë shenjën e barazimit për rastin “Tahiri”.

“E di qe Ramballa mezi pret te kapet diku per te vene shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes ne qendrimin ndaj drejtesise. Eshte gati te thote se edhe PD po mbron Fran Frrokajn sic beri ai me Tahirin. Pra jemi njesoj” shkruan Paloka në një status në Facebook.

Në rastin e Saimir Tahirit, dihet që socialistët dolën hapur kundër prokurorisë duke bllokuar arrestimin e ish ministrit të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe shpërdorim detyre, .

Rruga që ka zgjedhur PD në rastin Frrokaj, kërkon të shmangë gjykimin e opinionit publik se “të dyja palët janë njësoj”. Gjithsesi shpjegon Paloka, ky qëndrim nuk do të kthehet në kompleks. Eshtë e qartë se për akuza të ngjashme, kryebashkiakët socialistë nuk janë arrestuar.

“Ne as nuk i bejme presion e as nuk kerkojme qe drejtesia te mos bej detyren e saj sic ka bere rendom deri me sot Rama ne shume raste te provuara. Por nuk mund te mbyllim as syte e as gojen kur shohim se drejtesia, tanime e kapur plotesisht nga Rama, vepron qartazi me standarte krejtesisht te kunderta. Edhe sikur per nje moment te supozonim se akuzat qendrojne, mjafton fakti qe disa prej kryebashkiakeve te majte, te akuzuar pikerisht me te njejtat akuza si Fran Frrokaj, jane sot ose ne ndjekje te lire ose te cliruar fare nga akuzat, per te dalluar dy standartet me te cilat vepron Rama kryeprokuror” shkruan deputeti i PD-së.

 

“Drejtesine nuk e pengojme, po ta harrojne ramballet se do te mbyllim gojen e ulim koken duke lejuar qe drejtesia e kapur te perdoret si arma e fundit per eliminimin e opozites . Ti bejne mire llogarite para se te na fusin ne nje lufte per ekzistence…” e mbyll reagimin e tij Paloka.©Lapsi.al



2 Comments

  1. BASHA duhet ti dale ne mbrojtje demokrateve te LEZHES,Deri ne piken e fundit te durimit. Te jete atje ne shtepite e tyreper te gjendur realitetin. Cdo heshtje, apo mendim qe te presimdo jete fatale per PDne ne LEZHE. Por nese arrestimi eshte bere i pa drejte e politik, mos ti lihet dhemb maskarenjeve rilindas per pucet qe bejne. Partia demokratike duhet te shohe planin e veprimtarise per rritjen e formave te protestave, e ndofta e te revoltavepaqesoreper permbysjen e kesaj zie kombetare, ndryshe duhet ta pranojme qe s;ka popull, e s;ka opozite.. FRIKACAKET DUROJNE PUSHTIMIN E DHUNEN E SAJ.

  2. Hiqni dorë nga naiviteti se do të jenë “bajlozët” e PD, ata që do të rrëzojnë pushtetin e pamoralshëm e autokratik të Ramës o shqiptarë !
    Jeni ju që duhet të ngriheni e të protestoni me forcë ndaj të gjitha padrejtësive të kësaj qeverisje.
    Jeni ju që parave të pista të drogës të ofruara për t’ju a blerë votën, t’ju a përplasni në fytyre këtyre mafiozëve.
    E patë në rastin e Kavajës, nuk ja mbajti Ramës të zhvillojë zgjedhje vetëm me kandidatin e tij, kur u deklarua se në Kavajë do të vinin të protestonin qytetarë nga gjithë Shqipëria.
    Kjo qeveri neokomuniste e drogiste mund të përmbyset vetëm me protesta të fuqishme e mosbindje civile të gjithë qytetarëve e jo vetëm të partive të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *