• |
ide | kryesore

SKEMA/ Emigrimi i paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuara bëhej me agjensi turistike

Lajme, Të fundit



Prokuroria zbardhi skemën se si dërgoheshin paratë nga grupi që merrej me trafikun e klandestinëve nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Britanine e Madhe.

Paratë lëviznin nga Europa dorazi, ose me anë të agjencive të transfertave që më pas çonin në Amerikën Latine, ku atje kishin shkuar më parë klandestinet. Klandestinet lëviznin me pasaporta dhe viza të falsifikuara. Ndërkohë që trafikantët mësohet se përdorin tre agjensi turistike për të siguruar emigrantë, njëra prej te cilave në Tiranë dhe dy në Lezhë.

Nga hetimet ka rezultuar se për çdo person që donte të shkonte në shtetet e sipërpërmendura paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *