• |
ide | kryesore

“Bomba” e Tan Hoxhës: Gjykatësi që liroi Fran Frrokajn është kërcënuar

Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë për arrestimin, dhënien nga gjykata paraprakisht të masës “arrest me burg” dhe pas 48 orëve ndryshimin në “arrest shtëpie” për të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Lezhë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha tha se vendimi është marrë nga gjykatësi nën efektin e kërcënimeve dhe presioneve.

“Gjykatësi është kërcënuar dhe është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej, ka marrë vendimin që do ti lërë në “arrest shtëpie” dhe u ka çuar policin te dera. E ka policia kriminale informacionin që ai është kërcënuar,” – tha Hoxha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. mendoj se sot ky artani kishte presion sic u pa duke folur budalliqe.mua me ka pelqyer dhe e pelqej.por si duket duke u marre me drogemenet ka filluar ti beje dem edhe atij vete

  2. Kjo bomba e Tanit, eshte fiks si ato bombat qe i shperthejne njeriut nga te pasmet mbasi ka ngrene disa tasa me fasule. Ky tipi nuk eshte as me pak e as me shume sesa nje tymnajxhi i rilindjes dhe i bandave kriminale. Me qesharakja eshte se e prezantojne neper emisione si gazetar investigativ. Me pak fjale, te shkulesh lesht e sqetullave me piskatore..

  3. ketu ka te drejte tan hoxha pse….ne qoftese eshte i pafajshem nuk ke pse arrest shtepie,,,o burg o i pafajshem , vend i marre fund me nje popull budalla pa memorje.

  4. Ky gazetar i shendetshem eshte Investigues apo Promovues I disa lajmeve qe NE rastin me Te mire Jane të çuditshme dhe shpreh here rezultojne broçkulla.Kujt I sherben ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *