• |
ide | kryesore

Gazetarja e kronikës: Pse dështoi prokuroria në arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës

Lajme, Të fundit



Gazetarja Klodiana Lala që mbulon çështje të aktualitetit në Neës24 thotë se diçka fshihet pas lirimit të të gjithë të arrestuarve në Lezhë të akuzar për tjetërsim pronash. Sipas saj, nëse çështja hetohej prej kohësh, është e pashpjegueshme përse në gjykatë nuk pati prova të mjaftueshme për të lënë në burg të akuzuarot.

“Vërtet prokuroria ka hetuar për këtë dosje nga viti 2017, por ka ngritur 2 akuza për këta persona, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim, por s’ka ngritur akuzën e “bashkëpunimit”.

Prokuroria, e ndikuar politikisht, apo për shkak të ndërhyrjeve, presioneve, apo edhe të paaftësisë, këtë s’di ta them, i ka lënë këto akuza dhe ka lënë hapësira ligjore duke i dhënë mundësi gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe t’i dërgojë në arrest shtëpie.

Duhet të kishim edhe akuzën “për korrupsion”, por prokuroria s’e ka bërë dhe është mjaftuar duke hartuar disa akuza të tjera dhe duke lënë hapësira ligjore, për ta katandisur këtë dosje në pafajësi…” – tha Lala në emisionin “Studio e hapur”. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. kjo gazetarja nuk le rast pa treguar qe eshte thellesisht e kapur dhe ne sherbim te PD, mjafton te kujtohet rasti i kapjes se kokaines qe nuk la studio pa vajtur per tu mbushur mendjen njerezve qe ska merite prokuroria dhe policia per kapjen po nderkombetaret. Edhe pak e do ta emerojne gazetare tek RD

  2. Po lerini o shqiptarë komentet se çfarë thotë një gazetare e çfarë thotë nja gazetar tjetër.
    Vereni trurin tuaj në punë e arsyetoni vetë.
    Përse në një kohë kur tashmë është e kjartë se Tahiri u bë shkak për kanabizimin e gjithë Shqipërisë e me fakte e dëshmi, dihet se ka pasur lidhje jo vetëm ai, por edhe të gjithë krerët e policisë “që duam”, siç thoshte Rama, përse kur plasi skandali tjetër i kapjes së 613 kg të kokainës së ardhur nga Kolumbia u nxitua të kapen dy cironka duke paralajmëruar peshkaqenët të fshehin gjurmët, policia e Xhafës e prokurorja Marku e Ramës, në një kohë që Lezha e gjithë Shqipëria ështe në rrezikun e përmbytjeve, u nxitua të arrestonte gjithë bashkinë e Lezhës vetëm bazuar në dyshime ?
    Nëse do ti futemi hetimit të abuzimeve të mëdha që janë bërë me aplikimin e ligjit 7501 të ndarjes së pronave, a thua vërtetë se gjithë e keqja qëndrokërka se këta bashkiakëvë të Lezhës ju paska rënë në kokë të “përlajnë” bregdetin shkëmbor me “ranë të hedhur” apo këneta, kur dihet që plazhet ranore me hapsira të mëdha janë bërë prona të politikanëve apo oligarkëve të lidhur me ta ?
    Kur drejtësia shqiptare “e reformuar” të mbarojë punë me malet e krimit të kanabizimit të gjithë Shqipërisë, kapjen e ndëshkimin e bosëve të trafikut të kanabisit e kokainës, masakrës me sipërfaqet e plazheve ranore e ndërtimeve abuzive në to, që nga Velipoja në Sarandë, pse jo, të meret edhe me abuzimin e “vjedhjes” së shkëmbijve bregdetare e të kënetave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *