• |
ide | kryesore

Kapiteni Agolli lamtumirë Kombëtares. Panucci: Dua të rinj

Kryesore, Sport



Ansi Agolli po i thotë lamtumirë karrierrës me kombëtaren. Tekniku italian, Christian Panucci, nuk e ka grumbulluar atë për herë të dytë rradhazi dhe kapiteni nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të ndeshet kundër Norvegjisë. Sipas trajnerit mungesa e mbrojtësit të krahut të majtë shpjegohet me moshën e tij të madhe, ndërsa në kombëtare duhet lojtarë të rinj
“Në shtator, kur fillojmë ndeshjet zyrtare për eleminatoret e Evropianit Agolli mbush 36 vjeç, he në fund të tyre do të shkojë 38” ka thënë Panucci gjatë konferencës për shtyp. Duke theksuar se kapiteni i të kuqve është një profesionist shumë serioz të cilin ai e vlerëson trajneri nuk e mohoi kategorikisht një riafrim të tij me kombëtaren: “në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në kosideratë”, por ai tha: “Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28- vjeç. E ndjej obligim për të kërkuar dikë tjetër me moshë më të re”
Panucci nuk ka dashur të tregojë as se kush do të jetë pasardhësi i Ansi Agollit në krahun e majtë të mbrojtjes as se kush do ta trashigojë shiritin e kapitentit prej tij: “E kam thënë që në fillim kapiten i skuadrës do të jetë lojtari që ka më shumë ndeshje” deklaroi ai.
Agolli që ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës së De Biasit e trashëgoi rrolin e kapitenit nga Lorik Cana pas përfundimit të ndeshjeve të Europianit të Francës.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Kjo është fitore për kombëtaren, ky palo futbollist bënte një aksion të mirë në sulm dhe dy gabime në mbrojtje. Sa here që kundërshtarët sulmonin në anën e tij më mbërrthente frika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *