• |
ide | kryesore

Kryemadhi: E vërteta e arrestimeve në bashkinë e Lezhës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, i ka cilësuar si shoë, arrestimet e bëra në Lezhë. E ftuar në emisionin “Real Story”, ajo tha se arrestimi i kryebashkiakut Fran Frrokaj pa u dhënë më parë një vendim i gjykatës, është një sulm i hapur politik.

“Çështja e pronave në Lezhë është shumë e hershme. Nuk ka nisur tani. Aty ka probleme me tapitë, aty ka probleme me ndërtimet pa leje në Shëngjin. Kam takuar familjarë të të ndaluarve për të marrë edhe mendimin e tyre. Arrestimet e bujshme janë kthyer në propagandë.

Pse të mos arrestohet kryebashkiaku i Fierit. Ai ka ndryshuar pronësinë e një toke për të ndërtuar inceneratorin. Kemi kryebashkiakun e Kavajës. Pse nuk u arrestua ai kur akuzohej për tjetërismin e pronave në Kavajë” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *