• |
ide | kryesore

Kulisat/ Pse komisioni Tahiri është i lidhur me hapjen e negociatave me BE

Arkiva, Kryesore



Një përplasje banale dhe e parëndësishme ka çelur sot komisionin hetimor të Kuvendit për çështjen e Saimir Tahirit. Deputetët socialistë, në kërkesën e parë që bënë, këmbëngulën në shtyrjen me një javë të seancës së dytë. Ndërsa kreu i komisionit nga opozita, Edi Paloka, shprehu shqetësimin se punimet e këtij komisioni hetimor nuk duhet të degdisen për në kalendat greke. Në fakt, në këtë përplasje që u pa mes Palokës dhe socialistëve Fino dhe Ndreu, nuk fshihet ndonjë merak as për ekonominë e punës parlamentare as për efikasitetin e seancave. Pas këtij debati fshihet tjetër gjë: mesazhi që të dyja palët duan t’i dërgojnë komunitetin ndërkombëtar dhe BE.

Ja sepse.

Burime të mirinformuara diplomatike të Lapsi.al bëjnë me dije se disave prej emisarëve të opozitës u është komunikuar hapur në Bruksel se “nuk do të ketë çelje të negociatave mes Shqipërisë dhe BE, nëse kryeministri Rama vazhdon të pengojë arrestimin e Saimir Tahirit”. Të njëjtat burime theksojnë se në rrugë zyrtare, dhe gjithashtu private, ky mesazh i është përcjellë edhe vetë Edi Ramës, i  cili deri më tani ka mbajtur qëndrimin se kjo është një punë e drejtësisë ku ai nuk ndërhyn dot.

Pikërisht duke ditur këtë komunikim, opozita këmbënguli në hapjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri: për të vërtetuar se ai ka mbrojtje politike dhe se thellimi i hetimeve për të, pengohet nga kryeministri.

Qëllimi i PD në këtë komision do të jetë të vërtetojë këtë tezë. Dhe në pamundësi për të provuar të kundërtën, sepse ndryshe nga sa i kërkuan partnerët ndërkombëtarë Rama i  dha imunitet parlamentar Tahirit, PS po përpiqet që ky fakt mos marri edhe vulën e një hetimi zyrtar parlamentar. Prandaj ajo do të bëjë ç’është e mundur, siç filloi sot, ta zvarrisë punën e komisionit.

Dihet se komisioni hetimor ka një afat kohor prej 6 muajsh dhe mund t’i dërgojë konkluzionet e tij deri në shtatorin e ardhshëm. Pikërisht kjo zvarritje deri në kufi të afateve ligjore, u  leverdis edhe socialistëve sepse ajo i shtyn raportet përfundimtare të palëve që do të votohen në parlament, përtej datës kur BE do të marrë ose jo vendim për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Duke marë mesazhin e qartë “nuk ka negociata pa lëshuar Tahirin”, Rama po mundohet që së paku t’u shmanget qëndrimeve politike deri sa në Bruksel të vendoset për Shqipërinë. Prandaj deputetët e tij sot iniciua strategjinë e shtyrjes së punimeve.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Keto lloj mendimesh per integrimin dhe hapat qe integrimi te arrihet nga ne ,vetem nje idiot si ari mund ti mendoje dhe ti shprehe. Ky mentalitet i militantit te tipit ari +analistet me mentalitet te tipit ari e moren ne qafe qadren e shkrete.

  2. Ciao Roma! Ari dhe Andi me Arin tjeter Shkullakun! Keta te tre me Tosin dhe Yllin do te na tregojne sekretet! Sa me fat?

  3. Nëse BE paskej vënë si kusht për hapjen e negociatave, ndëshkimin e Tahirit nga drejtësia, e PS po mundohet ta shtyjë hetimin e tij, kurse PD kërkon që ky hetim të përfundojë më shpejtë, atëhere llogjika e thjeshtë të thotë se është PS që nuk e dashka integrimin në BE e jo PD.

  4. Me Saimir Tahirin lidhet fati direkt i ketij pusht-Shtetit te kokaines se atij palles qe eshte ne foto perkrah Saje Qorrit. Me dale Saje Qorri ashtu si eshte, nje gur shahu ne skakieren e trafikut te droges dhe nje kurve ne krevatin e Habilajve, atehere si mund te mbaje pushtet Rama? Prandaj Rilindjotet do bejne c’mos per ta shpetuar Tahirin jo se i dhimbset ai Qorri i vogel, por se i dhimbset bytha e tyre qe rri ne pushtet nga “Sukseset” e “Ministrit me te suksesshem” ne trafikun e droges qe dhe Europa vete e rendit Shqiperine ne vend te pare. Merite kjo e pa diskutueshme e kesaj qeverie, e vetmja arritje e saj keto 5 vite pusht-Shtet.

  5. Shoh se tek Lapsi kanë marrë yrrysh të gjithë krimbat e halesë së Nexhmisë, për të dërmuar “armikun e popullit e të partisë”, arin , a thua se paskej qenë ai kapobanda e trafikut të kanabisit e kokainës në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *