• |
ide | kryesore

Manjani pyetje për Arta Markun: Pse ky dështim spektakolar në 48 orë?

Lajme, Të fundit



Për ish Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani arrestimi i zyrtarëve të bashkisë në Lezhë doli një farsë e cila u shfry brenda 48 orëve. Ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, ishte dështim i operacionit sipas Manjanit.

Postimi i plotë në Facebook i Ylli Manjanit:

“Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për show dhe terror politik! Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi! Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti! Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit! Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di:

-Ku është Prokuroria e Republikës?

– Kush po heton?

– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?

-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!

-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?

– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?

– Përse nuk sekuestrohen dokumentet zyrtarë?

Boll me shoë policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!”



3 Comments

    1. ahahha ahahah

      sapo gjyqtari la _arin me ‘arrest shtepie’.. me vrap dhe tek kompjuteri _ari per te komentuar tek Lapsi..

      ahahha

  1. O Manjan.. “ARREST SHTEPIE DERI NE PERFUNDIM TE GJYQIT’… nuk do te thote qe je i pafajshem dhe aq me pak qe prokuroria nuk paska prova.

    Ti je vet njeri i Ligjit dhe duhet ta dish se ‘’ Arresti shtepie jepet kur personat ne fjale nuk perbejne RREZIKSHMERI TE LARTE PER SHOQERINE,dhe e dyta kur RRZIKU PER TU ARRATISUR shte shume i vogel”
    Pra MASA E SIGURISE ne kete rast esthe ‘ ARREST SHTEPIE’ per gjate gjithe kohes qe do te zhvillohet gjyqi.

    Mos bej propagande me ceshtje te drejtesise se ti je vet nje njeri i fushes.

    Ne kete reagimin tend shoh nje shashke , ose ushqim mediatik per naivet qe nuk kane 2 para mend ne koke , por ne te njejten kohe ti ul shume kredite si specialist i fushes qe je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *