• |
ide | kryesore

Nis fshesa në administratën e burgjeve, Gjonaj zbulon 130 vetë me rekorde kriminale

Lajme, Të fundit

Pjesën e “tepsisë” që i takon administratës së burgjeve, Edi Rama ia la LSI-së në mandatin e parë të qeverisjes. Tani që pushtetin e ka të gjithin për vete, aty pritet të nisë një spastrim i militantëve të Ilir Metës, që do të zëvëndësohen me ato të Rilindjes.

Këtë proces zëvëndësimi të militantëve, të cilin e premtuan në fushatën e 25 qershorit, ministrat e pS, tani e quajnë “veting”. Me një postim në Facebook, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shkruan se ky është hapi i parë që është marrë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementë të inkriminuar. Gjonaj dha edhe një shifër, sipas të cilës 130 punonjës të administratës janë me rekorde penale dhe do të largohen.

 

4 Comments

  1. Jane kta militantet qe na fuste LSI qe mjaftonte tju merte leket dhe ti conin leket shefit edhe direkt i emeronin pa pare a eshte i implikuar apo a ka qene i denuar

  2. O Bushat .. pse e ndyen , e perlyen dhe kete lajm ?

    ‘aty pritet të nisë një spastrim i militantëve të Ilir Metës’ … Pse nuk sheh anen poszitive te ketij pastrimi qe keta 130 personat jane me rekorde penale ?

    ” spastrim i militantëve të Ilir Metës, që do të zëvëndësohen me ato të Rilindjes””” … Ku e di ti se do te zevendesohen me militante te PS… Pse nuk thua ‘me njerez PA REKORDE KRIMINALE’..

    Kaq shume e ke inat kete qeveri, dhe Ramen sa ne cdo shkrim , ne cdo analize , ne cdo lajm , ne cdo hamendesim vjell vrer per ta ? Nuk kam pare portal me qelbesire se ky i yti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu