• |
ide | kryesore

Putin pas fitores: Nuk do rri në detyrë kur të jem 100 vjeç

Planet



Pas një fitoreje që nuk habiti askënd, Vladimir Putin, duke folur para njerëzve në Moskë, përmendi edhe kohën kur ai mund të largohet nga udhëheqja.

“Nuk do rri në detyrë kur të jem 100 vjeç”, u dha Putin, “lajmin e mirë” rusëve që shpresojnë për vendosjen e një demokracie funksionale në vendin e tyre.

Ashtu siç pritej nga e gjithë bota, në zgjedhjet e djeshme presidenciale që u zhvilluan në Rusi nuk pati asnjë surprizë. Nga votat e numëruara deri mbrëmë në mesnatë, Vladimir Putin ka siguruar një fitore absolute, madje edhe më të madhe se ajo, me 64% të votave që mori në vitin 2012.

Putin pasohet nga milioneri komunist Pavel Grudinin. Në garë ishin edhe gazetarja Ksenia Sobchak dhe nacionalisti i njohur, Vladimir Zhirinovsky, ndërkohë që rivali i vetëm serioz opozitar, Aleksei Navalny, u përjashtua nga gara.

 



1 Comment

  1. Deklarate dinake tipike diktatoresh . Mundohet qe te qetesoje popullin rus te alarmuar, duke dashur t’u lere te kuptojne qe nuk do te rrije me shume se edhe 32 vjet te tjera , pra deri sa te shkoje te pakten 98 vjec :).
    Por edhe kjo ngelet per t’u pare , sepse nqs i prin shendeti , mund ti tejkaloje vitet e premtuara duke u justifikuar perpara ruseve se do te qendroje pertej afatit vetem e vetem per sakrifice dhe dashuri ndaj atdheut , dhe se koherat e turbullta duhen perballuar me lidere te forte .
    Deklarata te ngjashme ben tek ne edhe “gruaja e Bilalit” , duke kerkuar te na qetesoje me fjali te tipit “do te kem edhe nje jete te trete si stilist” apo se “nuk kam ndermend te vdes kreminister” . Te frikshem qe te dy .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *