Familjarë, punonjës të bashkisë së Lezhës, miq apo mbështetës të Partisë Demokratike të Lezhës e pritën si hero daljen e Fran Frrokajt nga gjykata.
Vendimi lehtësoi masën e sigurisë për Frrokajn, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Ndërsa gjykatësi lexonte arsyetimin për ndryshimin e masës së sigurisë, turma që ndiqte nga jashtë seancën, ka shpërthyer në brohorima dhe thirrje.
Edhe kur Fran Frrokaj doli pa pranga nga gjykata e Lezhës, turma e njerëzve vazhdonte të brohoriste për t’i shprehur mbështetjen.
Frrokaj akuzohet për tjetërsim pronash në bregdet. Bashkë me një grup tjetër drejtuesish të bashkisë dhe hipotekës, u arrestua nga policia ditën e premte. Pavarësisht se Partia Demokratike nuk ka dalë hapur në mbrojtje të Frrokajt, ka vënë në dukje se kryebashkiakët e tjerë që kanë të njëjtën akuzë, nuk janë arrestuar.
Qenka kthyer salla e gjyqit ne miting. Gjykata nen presionin e turmave. Te shpresojme se do kete drejtesi.! Duhej te gjykoheshin ne nje qytet tjeter.