• |
ide | kryesore

(VIDEO) Rama frymëzohet tek fabrika e këpucëve: Kush refuzon punën nuk merr ndihmë ekonomike

Lajme, Të fundit



Gjatë një vizite në një fabrikë këpucësh, Edi Rama deklaroi se ndihma ekonomike nuk është status i përjetshëm, dhe kush refuzon një ofertë për punë del nga kjo skemë.

Rama shtoi se qeveria tashmë ofron 55 mijë lekë të vjetra për personat që trajonohen për të nisur një punë.

“Ligji është shumë i qartë; nëse ke një ofertë për punë dhe e refuzon, ti del nga skema ekonomike. Është e qartë, pasi është e pamundur që të kenë në ndihmë ekonomike ata që refuzojnë punën. Ky nuk është një status i përjetshëm varfërimi. Kemi dhe këtë skemën tani, japim pagesë për trajnim. Kushdo që është i gatshëm t trajtohet, ne japim 55 mijë lekë të vjetra për këta persona. Kjo histori duhet të përfundojë. Kush është i aftë të vazhdojë punën. Se i duhet të paguajnë të tjerët që personi të rrijë i mpirë dhe të bëhet i paaftë.”, tha Rama gjatë vizitës në fabrikën e këpuceve e cila pretendohet se ka punësuar një mijë persona në një vit.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Vetem Ju, qe jepni 5000leke te reja nuk keni asnje te drejte morale ti tregoni te tjereve se duhet te shkojne apo jo neper ato punishte skllaveruese.
    Nga ligjet e europes merrni veç paragrafet e fundit e ja tundni si kamzhik fakireve.
    Ne radhe te pare jane detyrimet qe keni pastaj pasojat.

  2. Duke marre shkas nga fabrikime dhe kronika bajate qe nje njeri qe vuan mungesen e punes e si rrjedhoje ate te bukes se gojes, nuk besoj se refuzon punen!?
    Po Rama dhe ajo zuska duhet te dije se:
    1. Si i trajton puntiret ne keto stalla?
    2. Sa i paguan puntoret?
    3. Sa ore detyrohen te punojne puntoret?
    3. Çfare kushtesh ju krijohen puntoreve?
    4. Si shfrytezohen puntoret ne kete ven nga keta skllavopronare?
    5. Sa i mbron shteti i tyre puntoret qe dermohen nga keta kepucaxhi?
    6. Ku e merr te drejten Rama me detyru hallexhijt te bejn pune te detyruar?
    7. A e dine sa shkeken te drejtat e njeriut ky pallë me ligje qe jan ne kundershtim flagrant me te konventen e te drejtave te njeriut?
    8. A e din ky shtet se po te funkesionoje ligji ne kete vende keta kepucaxhi u detyrohen puntoreve ml leke dem shperblime per shfrytezim te fuqise puntore?
    9. A e din ky kryeminister se trajtohen puntoret neper keto stalla ?
    10.A din ky kryeminister te zbatoj ligjin qe u detyrohet qytetareve?
    11. A din gje tjeter perceç kercenimeve qe u ban shtreses me vulnerable?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *