• |
ide | kryesore

Video/ Top Channel demaskon në Portokalli kullat e Edi Ramës

Arkiva, Kryesore



Top Channel nuk po i del e keqja me maninë e Edi Ramës për të mbushur kryeqytetin me kulla. Pas emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit pak kohë më parë, vetëm fundjavën që sapo u mbyll këtë temë e trajtuan lajmet e Top Channel, emisioni “Eksluzive” të dielën në mbrëmje dhe në fund Portokallia të dielën në darkë.

Në këtë të fundit, kryeministri shfaqej në një studio të sajuar si zyra më flutura, në krah të këshilltarit të tij mediatik Endri Fuga (megjithëse Fuga këto ditë nuk gjendej në krah të Ramës, por në Birmani), dhe u shpërndante gradaçiela të fortëve dhe trafikantëve që e vizitonin.

Ndoshta pas disa debateve dhe investigimeve serioze, vendimi për të shndërruar në parodi maninë e Ramës për grataçielat (të cilën Lubonja e quan si kompleksi i virilitetit të munguar) është ai i duhuri. Pasi akte të tilla marrëzie nuk mund të përballohen me seriozitet, por me humor.

©Lapsi.al

 

https://youtu.be/kpT5Gu_gEyU



5 Comments

  1. ahahah .. ku paska perfunduar Lapsi.. ahah ..

    kaq shume e urren Ramen o Bushat & Shkullak ??

    do ti behet zemra mal _arit .. Ky eshte lajm si i prere me gershere me permasat e _arit.

    E kuptoni sa posht keni rene.. ?

  2. Sa gabim ka bere Top Chanel qe ka bere humor me Ed Ramen! Sa keq ben lapsi.al qe e boton kete shkrim! Per Ed Ramen qe Allahu e marrte prane vehtes, duhen thene vetem sihariqe, gje a gjeza, perralla e rrefenja por jo keto lloj gjerash qe nxijne perkushtimin e tij 24 ore Non-Stop ne te mire te popullit! Jo per gje po i iken dhe oreksi Rilindjoteve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *