• |
ide | kryesore

Nisin hetimet për 6 kompani të licensimit të mbetjeve spitalore

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës po heton 6 kompanitë e licensuara për asgjësimin e mbetjeve spitalore, për dyshimet se disa prej tyre shkelin ligjin.

Dyshohet se mbetjet spitalore në përbërje të të cilave ka mbetje të rrezikshme organike që dalin nga sallat e operacioneve apo edhe lëndë të ndryshme kimike, nuk asgjësohen siç përcakton rregulli, por ato hidhen në sheshe të hapura duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve.

Kompanitë kanë fituar tenderat për të grumbulluar mbetjet spitalore, nga spitalet publike dhe qendrat shëndetësore, dhe sipas ligjit ato paguhen, që këto mbetje t’i asgjësojnë me anë të djegies në temperatura shumë të larta, e më pas bëhet depozitimi në landfille me procesverbale të posaçme.

E gjithë kjo procedurë prokuroria ka dyshime se anashkalohet nga disa nga kompani të licensuara. Ndërkohë që njëra prej tyre ka bërë edhe denoncim pranë prokurorisë e cila ka nisur hetimin bazuar në nenin 281 të Kodit Penal që flet për shkeljen e rregullave me lëndët helmuese dhe që parashikon dënimin nga gjobë deri në dy vjet burgim. Ky është parashikimi më i lehtë ligjor pasi nëse vërtetohet të ketë ndodhur diçka e tillë, për shkak se mbetjet spitalore konsiderohen të rrezikshme dhe kjo vepër dënohet me 10 vite burg.

Hetimi nisi në muajin nëntor të vitit 2017 dhe drejtohet nga prokurori Julian Zonja. Në Shqipëri veprojnë gjashtë kompani në këtë fushë, një prej të cilave u penalizua se u gjet me shkelje. Prokuroria ka pyetur të gjithë administratorët e këtyre kompanive, ndërkohe që nuk përjashtohen nga hetimi edhe tenderat e dhënë këtyre kompanive nga spitalet shtetërore dhe disa klinika.

Një kontenier me mbetje spitalore, është shumë i rrezikshëm dhe nuk mund të krahasohet me mbetjet urbane. Aty ndodhen mbetjet që dalin nga sallat e operimit të cilat duke u përhapur në tokë apo ujëra, lumenj apo bregun e detit kthehen në ushqim për kafshët e peshqit të cilat me pas infeksionet e rënda i transmetojnë te njerëzit./Top Channel



1 Comment

  1. Koço me 300 mijë euro që dhe për tu bërë deputet, do laje borxhet dhe do jepje rrogat e gazetarëve. Ty dhe Behxheten do ju zërë haka e tyre!

    Posted By: Lajme March 19, 2018

    Ish-Pashai i Jugut, Koço Kokëdhima, tashmë i pëtjashtuar nga torta dhe nga keku i pushtetit, nuk lë gjë pa shpikur dhe pa thënë për të marrë një thërrime pushteti.

    Kokëdhima, pasi ishte njëriu i besuar i Ramës, shkatërroi PS në jug dhe bëri çfarë i donte kokrra e qefjit, u përjashtu dhe u largua nga PS.

    Krijoi partinë e tij, me shpresën që ti bënte presion Ramës dhe të merrte sërish një pushtet apo një tender.

    Sa ishte në pushtet, Kokëdhima e kishte mendjen te droga. Donte të liberalizonte Kanabisin, për të vjedhur dhe për të përfituar monopolizimin e kanabisit medicinal. Mjeksia e vendit, nuk ka shtretët dhe serume, Koço e kishte mendjen te droga.

    U përjashtua dhe iki me bishtin nën shalë, tani mundohet dhe nxjerr të palarat e Ramës dhe të qeverisë.

    Sot Kokëdhima na ka treguar se për tu bërë deputet duhet të paguash 300 mijë euro.

    Po Kokëdhima a e ka paguar këtë shumë për mandatin e tij?

    Nëse e ka paguar, pse nuk e denoncoi më herët, apo i pleqeu pushteti?

    Dhe mbi të gjitha, nëse është njëri me moral që thote se ka, pse pranoi ti paguante për mandatin e tij?

    Koço Kokëdhima je shumë vonë për këto lloj denoncimesh cinike nga ana jote.

    Nëse ke paguar 300 mijë euro për mandatin, më mirë të kishe paguar gazetarët e Shekullin dhe stafin tjetër, të cilët i mban deri në 3 muaj pa rroga.

    A e dini se gazetarët e Kokëdhimës, herë pas here nuk paguhen me muaj të tërë dhe pronari i tyre tallet dhe bën politikë në facebook, shkruan Pamfleti.com.

    Ky është krim dhe duhet reaguar. Gazetarët e Koços ikin në këmbë në punë për të kursyer lekët e biletës së urbanit, sepse nuk e dinë se kur do të marrin rrogën.

    Dhe më e forta, është se Behxhete Kokëdhima, tashmë Brixhida Kokëdhima, i merr një në intervistë të detajuar para se ti punësojë dhe në fund të shkretët pranohen në një punë që …NUK PAGUHEN./Pamfleti.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *