• |
ide | kryesore

Arrestohet autori i vrasjes së 32-vjeçarit në Maqellarë të Dibrës

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit njoftoi mbrëmjen e së martës së arriti që të zbulojë dhe të ndalojë autorin e vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi në Maqellarë të Dibrës. I riu u ekzekutua rreth orës 1.30 minuta në oborrin e shtëpisë së tij sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Autorët i kishin zënë pritë dhe e qëlluan me kallashnikov kur ai po mbyllte derën e oborrit.

Policia thotë se autor i vrëses është M.G, banues në Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes janë bërë konflikte për motive të dobëta. Policia thotë se për shkak të hetimeve nuk mund të bëjë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *