• |
ide | kryesore

Daily Star: Fotot seksi të mbesës së Nishanit që kërkon të joshë tifozët e Juves

F1, Paparazzi



Një tifoze bukuroshe futbolli me një lidhje presidenciale ka dhënë kandidaturën e saj për të qenë mbështetësja me seksi e Juventusit në planet.

Beniada Nishani, 25 vjeç, mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme në një seri fotosh.

Modelja dhe aktorja mbante veshur një bluzë shumë të ngushtë që i përkiste ekipit të saj të preferuar, gjigandëve italianë të Juventusit, teksa demonstronte trupin e saj ulur.

Në një foto tjetër, ajo kishte veshur vetëm një palë të brendshme të zeza, teksa relaksohej në një vend jashtë.

Ajo zbuloi se ishte zgjedhur për të bërë setin e fotove, pasi ishte tifoze e madhe e Juvendusit.

(Beniada në të majtë, dhe Presidenti Bujar Nishani me Papën) 

 

(Beniada Nishani, mbesa e një ish-lideri botëror, ka bërë një set fotografik në nder të Juventusit të saj të preferuar) 

Ajo i ka postuar fotot në mediat sociale, duke marrë mbi 1500 like.

Ndarja e fotografive me 40 mijë ndjekësit në Instagram, i shtyu tifozët të komentonin shpejt.

Një përdorues i Instagramit shkroi: “Beniada, sa e bukur që je!”

Beniada njihet për fotot e saj seksi në rrjetet sociale, dhe fotografitë e fundit të lidhura me Juventusin janë për revistën e meshkujve ‘GQ’, si pjesë e kalendarit të saj.

E lindur në Durrës, në Shqipëri, Beniada tani jeton në qytetin Italian të Napolit, ku ajo shfaqet në një serial komik të quajtur “La Iene”.

Xhaxhai i saj, Bujari, ishte President i Shqipërisë mes viteve 2012 dhe 2017. Ai ka bërë një fushatë aktive për një integrim më të madh të vendit në BE.

Beniada nuk është tifozja e parë italiane e futbollit që bëhet e njohur falë selfie-ve fantastike.

Daily Star, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. ke neru veten tate ne radhe te pare, pastaj jar nishonin. qofsh e nerume deri ne detaj.te bofte mire hajdarihamdixhafes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *