• |
ide | kryesore

Dosjet e abuzimit me pronat në bregdet, rekordin e mban Vlora

Lajme, Të fundit



Përgjatë vitit të kaluar prokuroria ka shqyrtuar afro 1 mijë dosje hetimore që kanë të bëjnë me abuzimet me pronat.
Nga burimet pranë organit të akuzës mësohet se në total janë regjistruar 915 çeshtje pronësie, që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës, vetëgjyqësinë dhe vepra të tjera penale që u përkasin abuzimeve me pronat.

Vetëm gjatë vitit 2017, prokuroritë në rrethe kanë regjistruar afro 1 mijë dosje hetimore, në lidhje me abuzimet me pronat. Por edhe pse kaq shumë dosje rezulton se nën hetim janë vendosur vetëm 15 zyrtarë kryesisht të hipotekës dhe pushtetit vendor vetëm në dy rrethe në Kavajë me tokat në Spille dhe një rast në Krujë ku është akzuuar ish kryetari i bashkisë.

Ora News u interesua pranë organit të akuzës për të parë rastet e abuzimit me proat dhe rezulton që edhe pse Vlora është qarku që përbën thuajse gjysmën e dosjeve me abzuimet e pronave, në këtë qark nuk rezulton asnjë zyrtar i lartë i ndaluar edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre mudn të jetë nën hetim.
Ajo që bie në sy është se në Tiranë edhe pse është qyteti me shtrirjen më të madhe për momnetin nuk ka asnjë dosje abuzimi me pronat.

Vetëm në Vlorë rezulton të jenë 403 referim-kallëzime me 243 dosje të regjistruara për të nisur hetimet. I renditur si qyteti i dytë me më shumë raste abuzimesh me pronat Gjirokastra numëron 338 procedime penale, me 71 të pandehur . Në Berat janë 52 referim-kallëzime ndërsa në Durrës 37 kallëzime penale, ku në 30 raste nuk kanë nisur ende hetimet.

Kruja është rast specifik, pasi nga 40 kallëzime penale, 2 prej tyre janë çështje të mbartura nga vitet 2015-2016. Një prej tyre ishte rasti i kryebashkiakut Shkëlzen Hoxha dhe 3 ish-zyrtarëve të bashkisë, që u akuzuan për “falsifikimit dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, pasi sipas prokurorisë abuzuan me një fond emergjence. Edhe ish-kreu i Hipotekës në Krujë, në vitin 2016 është proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”. Pas Krujës renditet Dibra me vetëm 14 çeshtje penale, ku rastet e vetëgjyqësisë për të marrë pronën janë gjysma e çështjeve.

Së fundmi, në Kurbin u regjistruan 17 raste. Burimet nga prokuroria shtuan për Ora News se në Pukë dhe Tiranë nuk ka ende të dhëna për çeshtje pronësie edhe si pasojë e mungesës së cilësimit të veprës penale në Kodin Penal. Në Korçë ka vetëm 3 çeshtje pronash, kurse në Tropojë 11 të tilla.

Problemi me pronat është ngrtur shpesh herë si cështje edhe në raportet e Bashkimit Europain. Kjo çështje shpesh herë është ngritur si shqetësim nga investitorët e huaj të cilët heziojnë të investojnë në Shqipërinë prej 28 mijë km katror tokë dhe më kaq shumë problem pronësie./ora news

 



1 Comment

  1. kudo ne vecanti dhe pergjithesi ,ne bote ka ligje dhe dhe forma kontrolli mbi ligjore se po te mos ishte keshtu bota do ishte shkatrruar shum koh me pare, behet krimi analizohet shkaku me drejtesi ,dhe ai krim nuk perseritet sepse ligjet jan te drejta ose nese eshte ligj i padrejte ,permirsohet deri sa te mbesin ligji drejte,rregullues,po cfar ndolli me shqiptaret ne 1 shekull ketu vazhdimish cdo gje erdhi e gateshme nga jashte me politik ligje dhe rekomandime ligjvenesish ,kur krimi behet lum vriten vetem per pronen mbi 8ooovet ,behet grabitje mbi grabitje totale ne mbare vendin ,dhe nuk diskutohet asnjehere ligji por vetem krimi ,ku berim ,krimi eshte politika ligjet ligjvenesit ,,kjo ka emer tjere ,kriminalizim masiv te nje popullsie me llune ne nje shekull ,ketu kemi dy rrug o te cohet ky popull dhe te largojne ket klas politike dhe konfirmojne nga vetja ullheqesit e drejte ,vendosin vet politikat ligjet ligjvenes nga diaspora ,se keta nuk na perfaqsojn ne ky nuk eshte shteti yn ,ky nuk eshte mbrojtesi dhe zgjillesi problemit ne nuk dim kush i solli dhe nga erdhen de dim qe mirbesuam ne nje shekull dhe keta po na marrin shpirtin ne cdo drejtim ,ose te ikim nga ky vend dhe te mos quhemi me shqiptare ta mohojme njeher e pergjithmon kete identitet,dhe tua leme moll te pandare pasurin e te pareve tan ,keshtu nuk i duron kush nuk perballohen tolerohen dhe as lejohen keta na sollen buz gremines vendi ndollet perball nje gjakderllje dhe kasaphane te malle pacmangeshem sepse gjitha elementet tregues te se keqes se malle ndollen ne kulmin e zhvillimit,ju zoterinje pushtetar serb grek maqedonas rus malazes sorosian qe na sundoni apo kujt dreqin i sherbeni ne 1 shekull, ku vec interesit kombtar jo, kushdo din te kuptojne dhe din te ndajne te miren nga e keqa ,ligjet vihen te drejta dhe nuk ka shance ti shkelin kush mund te ndollin 1, 2, 10, raste por disiplina ligjore ,i ve pas shpatullave te gjith ,dhe behet mesim per tjeret,dhe normaliteti jeta vazhdon ,po jo keshtu masivisht ,krimi ne cdo drejtim ,ku treguesi kruesore levizes orientues behet shteti ,me politik dhe ligje,po e zem shteti nuk mban pergjegjsi pse viollet toka ne durres shkoder apo kudo eshte ligji dhe arreston ,po ti jap territorin tjetrit populli ka faj ,po te vendos ligj pronash qe askush se ka dhe qe nxit njerit te vriten sepse eshte e drejt qe sejcili te marr gjen e vet populli ka faj ,,jo zoterinj mos mendoni se jemi nga salvadori nga ndonje zone e humbur indiane ,nigeria ,ju keni nxitur me heshtje mosveprimin e duhur ne formim ligje zbatim te ligjeve te drejta mbar shoqerin shqiptare drejt antivleres ,duke par shtetin dhe duke mesuar populli shteti ne rritje krimin antivleren dhe populli ne rrritje krimin antivleren tani populli kriminel dhe shteti kriminel shteti vill dhe populli vill disa jo gjith ,a mendoni se ku na futet ato qe na coptuan ju qe na ullhoqet cfar po i beni vetes dhe cdo shqiptari ,apo ,ndryshoni ,se ne burim ne politik ligje dhe ligjvenes se ju nuk keni me vlere per kete popull ,se antivleren e luftojne te gjith,zoterinje qeveritare dhe ju qe zgjollet rrugen e krimit veriani gishtin kokes se kjo qe ndolli per nje shekull dhe po ndolle e ka emrin krim i orientuar planifikuar ,dhe organizuar,por dijeni ,ju drejtohem projektuesve ,te keti projekti antishqiptare nese si bindeni fjales do ti bindeni vepres dijeni qe eshte e sigurte qe puna juaj vepra juaj ne nje shekull quhet padrejtesi efekti saje tek ky komb eshte ekstrem binduni se me padrejtesin nuk triumfon kush padrejtesia ka cilesit e veta te pacmangeshme me kostot dhe cmimin qe ai qe e krijoj ,ja caktoj dhe askush smund ti cmanget,pa e shijuar cmimin e saje cfar zoti ja ka caktuar ,dhe se padrejtesia e drejta nuk humbe por sa me shum te luftohet aq me shum forcohet sepse fuqin mbeshtetjen ja ka llen ai qe i krijoj ne nuk jemi asgje perballe fuqis mmadheshtis dhe urtesise se tije ,degjoj cdo dit vetem mallkime njerzish ndaj jush ngado qe shkoj dijeni se zoti sheh dhe degjon zoti ua ka ndalur padrejtesin dhe ju ka urdheruar drejtesin e tije ,kini frik zotin se zoti mallerishem nuk garanton asnje te padrejte nga mosndeshkimi tije ,por te jeni te bindur qe askush nuk mund ti shpetojne ndeshkimit tije ,ai ka garantuar te padrejteve ndeshkim ne dy botet,dhe ndeshkimi ndalohet vetem me pendim ndjes drejtesi hak me ju apo pa ju ,padiskutim jeta do vazhdojne dhe situata ne vend do ndryshojne shum shpejt tashme ju mendoni vetem per vete cfar i keni bere keti populli ,dhe hakun qe i keni sherrin qe ne te keni futur ,se ne mos ndryshoshi ju me hir apo pahir zoti do dergojne me te fuqishem se ju qe nuk jan si ju qe ta mbrojne ket popull nga ju,un vecse po ju kujtoj qe ne nje shekull nuk lat gje pa eksprimentu me ne,duke ju lutur largohuni nga padrejtesia me politik ligje ligjvenes se pikerisht ketu fillon burimi krimit ,tani na corientuat ku ne nje shekull nuk pam degjuam shijuam ,prekem zhvilluam gezuam qetesuam me te drejtat tona ,vetet tona aftesin tone na corientuat dhe zhgenjyet totalisht ,u bem si agjensi telegrafike cdo dit duke komentuar ne cdo faqe mendimin idet produktivitetin ,sepse lat hapsir vend tjereve ,tashme jo vetem per te folur por reaguar ashper sepse te drejten per te jetu na lla zoti te drejtat i percaktoj zoti me to kemi zgjilljen ,lumturin jeten dhe keto na grabitet me mashtrim ne kete pik te gjith rragojn rragoni dhe ju ,un nuk dua te merrem me koment keta skan vler un dua te drejten time ,gjithcfar mua me takon dhe jam ne rregull ,por mashtrimin se pranoj,ashtu sic sdo ta pranonit as ju nga tjerte eshte branda normalitetit ne natyralitetin njerzore ,nuk shohim asnje prespektiv as te ardhme ,rruget po mbyllen ,dhe ne kete vend duket gjithcka si nje vullkan qe pritet te shperthejne ku zjarri llaves qe ka brenda do ti djegin gjith,sikur ketu te mos kish qen vend i coptuar dhe te mos kishim ulleheqes mizor ,per 1 shekull kunder popullit te vet,eshte natyralitet ligji veprimi qe nga krijimi instinkti reflektimit njerzore,kudo atyre qe u jan bere padrejtesi reflektojne ato qe bejne padrejtesi thellohen ato qe heshtin paguajn por kur reflektktojne ka kosto,po teishin gjrerat ne normalitet jo un por askush nuk do reflektone ,per ankese vecse ,ndonje mendimi pozitiv perparues, keni hyre ne faze shvillimi ,te veshtire ,qe quhet ekstrem ku sherbimi u be 1 shekull ,nuk eshte pa autor dhe aktor ,por qe cmangja eshte vetem me drejtesi hak ,perfaqesim dhe zhvillim vlerash virtytit per te rregulluar hallkat e prishura ne mezin tone pajtim te brendeshem kombetare ,tjeter rrug nuk keni len vetes,per sherbimin qe i bet ne nje shekull ky eshte mendimi im ,i vlefshem per analistet dhe protagonistet politiko ligjore per tu terhequr vemendjen per nje analiz te thelle per vlersim raliteti ndarje problemi dhe orientim zgjillje ku sejcilit i kthehet dhe mundesohet liria dhe e drejta i respektohet dinjiteti dhe vlersohet jeta ,hapen gjalleria sdhe shpresa zgjilljet permes drejtesise hakut ku ne kete pik fillon ndryshimi per dobi ne kombin shqiptare me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *