• |
ide | kryesore

Gjyqtari i parë ‘viktimë’ e vettingut: Vepër e Edi Ramës!

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte çuar dosjen e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajt në prokurori. Por, në një prononcim për OraNews, Imeraj është shprehur se është i qetë, pasi nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa ka hedhur dyshime të forta se pas kësaj fshihet kryeministri Edi Rama.

“Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht.”, -tha Imeraj.

Në muajin Janar të këtij viti, Imeraj dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese, duke e motivuar largimin e tij për arsye personale. Kujtojmë se Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut.



7 Comments

  1. Te gjithe qytetaret duhet te pergjigjen para organeve te drejtesise, kur drejtesia ka pune me ta, edhe gjyqtaret, biles keta pak ma shume!

  2. qe kur e nis me “Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht.” duket qe eshte i perfshire ne korrupsione deri ne fyt. Ky tipi pikerisht tani qe i erdhi rradha per vetingun i dolen problemet familjare e dha doreheqjen

    1. Me mire mos flasi fare se dihet se cdo thote… Qe ne fjalen e pare do hidhet ne sulm. Bushati keto kohet e fundit me anal_izat e tij shembullore e gjen fajin e qeverise, Rames, dhe Veliaj edhe tek qumshi i prishur ne frigorifer sepse i ka kaluar data e skadences.
      Pra me mire ta mbaje gojen e mbyllur .

  3. Do ti degjojm shpesh keto fraza ME SULMOJN POLITIKISHT. E KAM NGA PALA KUNDERSHTARE. Po s ka gje e dim qe te gjith qe ata qe jan ne burg jan te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *