• |
ide | kryesore

Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin: Situata kritike në Shkodër, rrezikohen argjinaturat

Lajme



Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi se në Shkodër rrezikohen që argjinaturat të çahen për shkak të nivelit të lartë të ujit, dhe se ato duhet të monitorohen 24 orë. Ai kërkon që prokuroria të nisë hetimet për punimet në rrugën e Velipojës.

Prençi ka bërë thirrje që në mbledhjet e Komisionit të Emergjencave në Shkodër të jetë edhe prokurori i rrethit. pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

“Është e pafalshme që të ndërtohet një rrugë si ajo e Velipojës pa marrë parasysh përmbytjet e vitit 2010. Punimet duhet të ndalen urgjentisht dhe prokuroria të nisë një hetim për punimet në rrugën e Velipojës. Punimet të fillojnë pasi prokuroria të përfundojë hetimet për rrugën e Velipojës. Kërkohet një menaxhim ndryshe sepse situata është kritike”, tha Prençi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *