• |
ide | kryesore

KUFIRI DETAR/ Ditmir Bushati s’ka më kunja për Ilir Metën (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ka marrë fund frustrimi i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për një autorizim nga Presidenti Ilir Meta për të negociuar kufirin detar me Greqinë. Kunjat që i hodhi pak javë më parë në Komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme, Bushati i ka zëvëndësuar me vlerësimet për atë që e quan “ndërpreprim” me kreun e shtetit.

“Tanimë ka një material shtesë voluminoz edhe falë këtij ndërveprimi që është një material mjaft i mirë orientues për grupin negociator” u shpreh Bushati gjatë një interviste ku foli për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë.

Para se Rama të takohej vetë me Metën, Bushati fliste me ironi për kreun e shtetit. Në dëgjesën para deputetëve në Komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme, Bushati tha se nuk mund t’i zgjidhte dot tre çështje “egon, paranojën dhe Saliun”, ndërsa e këshillonte Metën se “çështjet shtetërore nuk janë muhabete që bëhen në kafet te Kodra e Diellit”.

Pas acarimit mes Bushatit dhe Metës, u desh që Rama të shkojë vetë në presidencë dhe të negociojë me presidentin për të marrë autorizimin.

Mbetet mister se çfarë e bindi Ilir Metën të japë autorizimin për negociatat me Greqinë.©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=aBPDt49c6aA&feature=youtu.be



1 Comment

  1. O ditmir ju do ta beni marrveshjen
    Po’ kopili 40 dite rri mbuluan pastaj zbulohet
    Edhe marrveshjes tuaj
    Do ti dale tymi kur te kerkohet nafta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *