• |
ide | kryesore

Meta ndryshon retorikën për negociatat me Bushatin: Patëm bashkëpunim produktiv!

Lajme, Të fundit



Nuk është e qartë se çfarë ndryshoi mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në takimin që ata patën në presidencë për negociatat e kufirit detar, por presidenti ka nisur të flasë ndryshe në lidhje me këtë çështje.

Një ditë pasi i dha autorizimin kryediplomatit shqiptar për nisjen e negociatave me grekët, Meta u shpreh se bashkëpunimi ishte i dobishëm.

“Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje me Greqinë. Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme. Jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese”

Sa i takon përfshirjes në grupin negociator edhe të ekspertit të drejtës ndërkombëtare, Profesor Ksenofon Krisafi, Meta tha se ishte një propozim mjaft pozitiv dhe i mirëpritur nga ana e tij.

“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare por edhe me mjaft eksperiencë për raste të tilla” u shpreh presidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *