• |
ide | kryesore

Aksident në Bilisht, BMW-ja përplaset me furgonin e mallrave, dy persona të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bilisht, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, një mjet tip “BMW” me targa AA 354 është përplasur me një furgon mallrash.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë ka dërguar dy persona të plagosur në spitalin e Bilishtit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështia në rrugë dhe një parakalim i gabuar i një prej shoferëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *