• |
ide | kryesore

Angela Merkel kritikon ashpër Turqinë për ofensivën në Afrin

Planet
merkel_11.jpg



Edhe pse interesat e Turqisë mbi sigurinë i quan legjitime, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ofensivën e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë, në qytetin sirian, Afrin.

“Pavarësisht, interesave legjitime që ka Turqia mbi sigurinë, është e papranueshme ajo çfarë po ndodh në Afrin, ku mijëra civilë po përndiqen, po vdesin ose po detyrohen të largohen”, u shpreh Merkel, gjatë një fjalimi në Parlament.

“Ne dënojmë fuqishëm këto veprime”, shtoi Merkel.

Turqia ka nisur ofensivë ushtarake në Afrin, kundër militantëve kurdë të Sirisë, të cilët i konsidereron terroristë. Ankaraja thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Turqia ka deklaruar se ka marrë nën kontroll qytetin Afrin të Sirisë.



1 Comment

  1. edhi koha qe gjith te bindemi se armiku i sejcilit vec e vec eshte vet vetja vet,egoja pushtetit dhe paras sikur gjith te shikonim ,veset tona ne raport me te verteten dhe rregulloheshim do mbeteshim gjith vlezer e motra ,e kur te gjith nuk shohim veten por njeritjetrin dhe pervete duam cdo te mire e ndaj tjetrit cdo te keqe ,keshtu ne tegj se bashku po shenojme fillimin e fundit tone ,a nese duam veten nga mos,shkatrrimi ta mbrojme mbrojtjen sigurin garancin ,gjallerin zgjilljet shpresen i garanton vetem e verteta qe njerzimit i erdhe ne menyre te barabart ,mendoj se bota ka nevoje qe sejcili te shoh veten me te verteten dhe te bindet ne fakt se sejcili cfar po ben ,se ne fakt a po e don veten e vet a po e meshiron ate dhe ne fakt e don atehere kur doon dhe deshiron per tjetrin cfar deshiron per vete,qe te mos zhytemi me thelle ,te mos na ndolle gjitheve shkatrrimi qe nuk deshirojme ,bota ka nevoje per te vlersuar ralitetin ndar problemet dhe pranoar domosdoshmerit orientimin ku permes mirkuptimit marrveshjeve te arrihet pika ku sejcili ndahet me te drejten qe i takon dhe gjith bashkohen ne domosdoshmeri permes vlerave aty ku kan interese permes reciprocitetit ,vleres dhe merites,keshtu un e shoh boten ne kendveshtimin e vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *