• |
ide | kryesore

Grusht shteti nga Albin Kurti

Blog



Grusht shteti nuk është vetëm marrja me dhunë e pushtetit. Grusht shteti është edhe kur me dhunë pengohet funksionimi kushtetues i shtetit demokratik.

Gazi lotësjellës në Kuvendin e Kosovës është krim kundër rendit kushtetues në Kosovë. Është grusht shteti, i drejtuar prej një njeriu të verbuar nga dogmat revolucionare. Ky është Albin Kurti. Ai jeton për këto ditë. Ai njeh vetëm një sens të politikës : përjetimin revolucionar të saj. Kjo do të thotë: Imponim me dhunë të pikëpamjeve tua mbi të gjallët dhe të vdekurit ; shpalljen armiq të kombit a të njerëzimit të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej teje ; marrje me dhunë të pushtetit, në fund të dramës.

E kemi parë këtë mendësi politike, në dhjetëra raste, nëpër botë dhe sot, për fatin tonë të keq, po na duhet ta shohim edhe në vendin tonë.

Ne jemi gjenerata më fatlume që patëm rastin ta jetojmë lindjen e shtetit të Kosovës, ëndrrën e sa e sa gjeneratave që se patën këtë fat, por, njëkohësisht, edhe gjenerata që kemi fatin ta jetojmë përditë dramën e brishtësisë së shtetit dhe demokracisë.

Albin Kurti është abuzuesi më i madh i kësaj brishtësie. Ai e ka kthyer këtë brishtësi në avantazh të tij. Njësoj si të gjithë revolucionarët e kohërave të shkuara.

Leo Strauss dikur i ndante politikanët në burrështetas, politikanë mediokër dhe mashtrues të çmendur. Skenat e sotme të gazit  në Kuvendin e Kosovës janë përpjekje e dhunshme e këtyre të fundit për ta vendosur ligjin e tyre.

Sot është duke u luajtur drama mbi fatin e brishtësisë së shtetit të Kosovës. Në këtë dramë janë dy epilogë të mundshëm : Brishtësia e shtetit që përfundon në shkatërrim të tij, ose triumf i shtetit mbi anarkizmin revolucionar të mashtruesve të çmendur. Është momenti të dalin në skenë burrështetasit. Mediokrit mbesin mediokër. Kosova nuk guxon të dështojë.

Votimi i Demarkacionit/ Tym e flakë në kuvendin e Kosovës

Demarkacioni/ Hodhën gaz lotsjellës, Kuvendi përjashton deputetët e Vetëvendosjes

 



1 Comment

  1. Prof blerim latifi nje dijetar i madhe.
    mikrobi albin kurti njeri pa identitet.
    para dite vrapan pas ultra nacionalistit turk imam shefqet krasniqi,qe formoj djihadin e kosoves per siri.
    pas dite albin kaka manipulon popullin me flamurin e gjergj kastriotit,a kure nje fjale te vetme se foli per pushtimin turke,por e kunderta,se ndihmon objejtivat turke per adimilime te shqiptarve nga feja islame ne turq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *