• |
ide | kryesore

‘Lazarati 2’, dënimet për të gjithë pjestarët e grupit të zjarrit nga i cili u vra Ibrahim Basha

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për grupin e zjarrit të Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e 2015-ës, një vit pasi policia kishte hyrë në fshat, në aksionin e pastrimit nga lëndët narkotike.

Krimet e Rënda kanë dhënë dy burgime për jetë për dy prej kokave të grupit të zjarrit Albion Aliko dhe Bajram Boçi. 35 vite burg janë dhënë për Elvis Boçin, ndërsa për 7 anëtarët e tjerë të grupit janë dhënë dënime nga 9 deri në 20 vite burg. Në total janë dhënë 150 vite burg dhe dy dënime përjetë për 11 të akuzuarit e procesit “Lazarati 2”.

                                                                                        (Ibrahim Basha) 

Vendimi u prit mes tensionit dhe debatit mes oganit të akuzes dhe familjarëve, ku këta të fundit u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë në sallën e gjyqit.

Dënimet 

Albion Aliko – Burgim i përjetshëm

Bajram Boci – Burgim i përjetshëm

Elvis Boçi – 35 vite burg

Alban Aliko – 20 vite burg

Elson Kasma – 18 vite burg

Xhulio Malo – 10 vjet

Klodian Selimi – 13 vjet

Oltion Proko – 9 vite burg

Dervish Gaba – 15 vite

Ruhan Hija – 15 vite burg

Iljaz Xhaferri – 15 vite burg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *