Një i burgosur ka ndërruar jetën në spitalin e burgut. 30-vjeçari që vuante dënimin te burgu 313 në Tiranë pas komplikacioneve në orët e para të ditës së sotme është dërguar në spitalin e burgut.
Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për ti dhënë ndihmën e parë, 30-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 08:30, raporton Report Tv.