• |
ide | kryesore

Senida Mesi braktis moderimin në ERTV, përmbytjet e detyrojnë t’i kthehet punës

Pikante



Deri sot, Senida Mesin e kishim parë në rolin e moderatores së spektakleve që organizonte qeveria në ERTV, ku iu dha shansi të provojë një eksperiencë të re.

Duhet thënë se performanca e zv.kryeministres në televizion nuk kishte të sharë, megjithëse nisi relativisht vonë. Kolegeve të saj në televizionet shqiptare iu janë dashur orë të gjata në transmetim për të fituar sigurinë para kamerave dhe kontrollin e skenës, që Senida Mesi e shfaqi natyrshëm në ERTV.

Gjithsesi përmbytjet në Shkodër nuk e kanë lënë ta shijojë këtë shans që i dha Rilindja.

Mesi iu rikthye këtë paradite orëve monotone të punës si zv.kryeministre kur mblodhi Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile.

Aktualisht nën ujë gjenden rreth 4600 hektare, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit, në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit.

Zonat e prekura janë ato të Dajçit, Ana e Malit, Bërdicës, Velipojës, zonës së livadheve në Shkodër dhe njësisë Guri i zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *