• |
ide | kryesore

Video/ Kur Rama gënjente me një konkurs ndërkombëtar për teatrin

Arkiva, Kryesore



Të gjithë ata që dyshojnë se pas idesë për shembjen e Teatrit Kombëtar fshihet një histori e pastër korrupsioni dhe lartësimi kullash të klientëve të kryeministrit, kanë ngritur një pyetje të thjeshtë: Kur qëllimi është ndërtimi e një godine moderne për teatrin, pse nuk u bë një garë se kush ofronte një ngrehinë më modern në këmbim të tokës shtetërore të falur? Pse kryeministri ka piketuar një kompani ndërtimi dhe një arkitekt të zgjedhur eksluzivisht prej tij si danezi Bjarke Ingels? Pse për Teatrin e ri nuk u zhvillua një konkurs ndërkombëtar siç ka qenë tradita e mëparshme?

Kuptohet qartë se Rama ka dashur ta mbylli këtë histori milionash në një rreth sa më të ngushtë dhe me sa më pak debat. Prandaj ai i ka përzgjedhur vetë gjithë aktorët e kësaj shfaqeje.

Këtë e vërteton edhe fakti se në vitin 2002 ai mendonte ndryshe. Edhe atëhere ai ishte për prishjen e Teatrit, edhe atëhere ai ishte për bashkëpunim me privatët, por atëhrë ai nuk vendoste i vetëm, kishte të tjerë kryeministra mbi kokë, ndaj dhe përdorte rrugë më të sofistikuar për të arritur qëllimet. Në vitin 2002 gjatë një debati me aktorët në emisionin Ajzberg të Artur Çanit, ai premtonte me gojën plot: “Do bëjmë një konkurs ndërkombëtar, do të ketë shumë projekt ide dhe komisioni do të zgjedhi më të mirën” (shikoni videon poshtë).

Ai madje e i ironizonte aktorët duke u thënë se ata nuk donin një projekt të dalë nga konkurimi, sepse e kishin mendjen tek metrat katrorë.

Në fakt që prej asaj kohe ka kaluar një dekadë e gjysëm. Tani Rama nuk ka më kryeministër mbi kokë dhe vendos i vetëm. Prandaj ai hoqi dorë nga konkursi ndërkombëtar duke dëshmuar se tashmë është ai që mendon për metrat katrorë.

©Lapsi.al

 

 



7 Comments

  1. Te nderuar njerez te lapsi.al, po mundet gjeni ndonje rast kur Ed Rama te kete thene ndonje te vertete ne jeten e tij (pervec asaj se Grigorin e ka vella nga bab Kristaqi)!
    Them se do ishte me interes dhe te komentuesve te dije ne ka thene ndonjehe tjeter ndonje gje reale. Faleminderit stafit te lapsi.al.

  2. Nuk e kuptoj se si nje skicofren i tille ka kaluar gjith etapat e historise nga 90 ne poste te larta,..pa ren ne sy ,..si nje mashtrus ,..me vyrtyte autokrati dhe jo liberal.
    Degjoj shpesh qe te gjith te zhgenjyerit i hedhin faj Rames,..por asnje nuk i ben vetes autokritik.
    Fenomeni Rama ka vjedhur jeten e mijra qytetareve qe shpresuan .

    Kjo eshte nje ralitet ,.qe duhet llogjikuar drejt ndaj klases se sotme politike ne pergjithsi…qe gabimet mos perseriten.

  3. S’ka me poshtersi se, kur Lapsi.al ben insuata te tilla! S’ka me poshtersi kur disa komentues bejne komente te tilla jashte c’do ndjenje humane! Por shikon nje gje,, nga Andi dhe Shkullaku nje urrejtje te paspiegueshme, qe vetem qeniet e semura nga trute mund ta thone! Shikon se keto monstruozitete e perkrahin disa berishiane injorante dhe idiote qe nuk dine as shqip! Mendoni ku ka arritur Salehu dhe PD! Mjaft Andi se ke kaluar te gjithae kufijte njerezore! Shko dhe vizitoju Andi! Ndoshta e ke se je impotent!Vetem kjo e spiegon kete urejtje!

  4. Nuk e kam fjalen per Andin .Shume Sakte! Falemnderit edhe Z.Kulla per ate qe eshte! Artistet apo aktoret te diskutonin rreth projektit para es te behej,te jepnin mendimet e tyre dhe eksperiencen e tyre! Por te thuash qe te ruhet teatri eshte injorance saliniane! Ne qe kemi jetuar ne Tirane e dime historine kur nuk shkonte njeri ne shfaqjet sepse edhe vete aktoret qaheshin se gosina po shembet,minj, hardhuca, krimba e cfare nuk gjeje atje! E tani flas pas afro 50 vjetesh keta aktore te deshtuar na i dashkan ta ruajne per “vlera Historike”?! Nu dashkan artiste se Rama do te ndertoka kulla?! Nuk na dashkan aktoret PDiste salla te reja se do te dukeshin te mjere ne ato salla te bukura te teknollogjise se fundit! Na del Ndrenika ,ish deputet i Saliut,qe vuan nga dementia,Kapexhiu “duel i heshtur” etj saliniste antirama! Tani na del edhe Tosi,ai qe enveri e futi ne burg se vetem llap-llap! Nje fare Rakipllari qe na e lidh prishjen e “shtepise se gjetheve” me godinen e teatrit?! Na myti injoranca ! Rakipllari si gazetar jo si sherbetor! Na gjen Saliu dhe nje emision Eni mediokre Vasili! Por eshte dhe Andi impnenti me Shkullakun nga Stropska! Zot! Si ka mundesi qe ne kete bote jetojne gjellesa t e tilla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *