• |
ide | kryesore

Votimi i demarkacionit në Kosovë, reagon Tirana zyrtare

Lajme, Të fundit



Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha uruan Kosovën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kreu i shtetit dhe liderët e politikës shqiptare e shohin votën e pasdites së sotme si kuptiplotë dhe si hap të sigurt për Kosovën drejt Bashkimit Europian.

Presidenti i Republikës theksoi se kjo është përmbushje e dëshirës së qytetarëve kosovarë për të lëvizur pa viza.

“Pergezime per Kuvendin e Kosovës per miratimin e marreveshjes se demarkacionit me Malin e Zi dhe urime te gjithe qytetareve te Kosovës ne përmbushjen e dëshirës se tyre per te levizur te lire e për realizimin e aspiratës se tyre te integrimit ne Bashkimin Evropian!”, shkruan Meta.

Rama i sugjeroi BE-së që t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të saj, atë të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Super??Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta?Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës??”, shkoroi Rama në Facebook.

Basha përshëndet vendimin dhe thotë se ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj, si dhe një hap i sigurtë i vendit drejt proceseve integruese.

“Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.
Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon.
Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese.
Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.
Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.” – shkroi Basha në Facebook.

©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. u shit edhe nje pjes kombit shqiptar.ne rrot meta,hashimi,rama,ramushi,,basha e te gjith te tjeret qe u ben skllever .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *