• |
ide | kryesore

DENONCIMI/ Taksa progresive e Ramës shtoi 7 mijë familje të varfëra

Lajme, Të fundit



Taksën progresive që vendosën socialistët fill pas ardhjes në pushtet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e quajti një mallkim. Deklaratën e bazon në studimin e Bankës Botërore, sipas të cilit 7 mijë familje shqiptare kaluan në varfëri.

“Edi Ramës i është rrëzuar zyrtarisht edhe karta kryesore me të cilën erdhi në pushtet, ajo me taksën progresive, ku 97% e shqiptarëve do të paguajnë më pak. Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme, po që në fakt është kthyer në një mallkim.
Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave për të ardhurat personale nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk i shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente. Sipas shifrave, numri i të varfërve që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me thuajse 7 mijë si rezultat i taksës progresive.
Efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek familjet që jetojnë me më pak se 4 USD në ditë duke thelluar edhe më shumë varfërinë tek ata. E vërteta është se që kur Rama erdhi në pushtet, shqiptarët paguajnë më shumë taksa, çmimin më të lartë të karburantit në rajon, të energjisë, ujit; bizneset e vogla janë futur në skemën e TVSH, kurse miqtë oligarkë të kryeministrit janë përjashtuar nga TVSH-ja” u shpreh Tabaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *