• |
ide | kryesore

Kujdes! Në prill e maj, tatimet mbledhin borxhet dhe verifikojnë kuponat

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëroi një operacion ndaj biznesve në prill dhe maj për të mbledhur borxhet e krijuara dhe verifikuar lëshimin e kuponit tatimor.

Për këtë qëllim është miratuar edhe një Plan Operacional thuhet në njoftimin për mediat.

Ky plan ka si objekt kryesor :

-Arkëtimin e borxheve të krijuara
-Tatimpaguesit aktive që kalojnë në status pasiv, si pasojë e ndryshimit të përgjegjësisë tatimore
-Verifikimin e subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit krahasuar me listën e afishuar të çmimeve.

Nuk dihet nëse operacioni do të përfshijë edhe ish administruesit e rafinerisë ARMO, që rezultoi se kishin mbi 20 milion euro pa paguar në tatime. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Kuptohet qe bletet do te nderohen me cmimin Armik i Popullit dhe Partise dhe grerezat do te marrin cmimin Grabitqare e Merituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *