Met Kanani, ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari”, është baroni i drogës i cili u kap ditën e sotme gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi ku u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milionë euro.
Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.
Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari u kap sot gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.
Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6-mujorë policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.
Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Met Kanani vihet në shënjestrën e autoriteteve të huaja. Mësohet se “Escobarit shqiptar” i është vënë nga pas më 29 nëntor të vitit të kaluar policia greke, por pa mundur ta kapë.
me ke politikan ka lidhje o gazetar hajdar? mos beni shkrime sa per klikime
Si pefundim kush ishte Meti ????!!!!
ska rendsi kush osht meti
e rendsishme osht qe osht i lidh me politikanet
@@@@ për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë. @@@
Pa nxirre ate pjese te artikullit ne median turke ‘ Haberturk’ ku shkruhet se ‘ paska lidhje me politikane shqiptare’..
Pse mundohesh te manipulosh kaq neveritshme o Bushat.
I ndryshon lajmet si ta doje prapanica o bushat . Si nuk pash nje lajm realist, te pa deformuar, pa shtesa , pa insinuata ne kete portal. ?
Kam pershtypjen se ky eshte portali me regresiv i medjave shqiptare.
Ku me duket se osht meti (shoku i metit tjeter) i bukres ke portokallia…… e kuptojne vete disa