• |
ide | kryesore

Moska: Tifozët britanikë për Botërorin 2018 do të jenë të sigurt

Planet



Ambasadori rus në Britaninë e Madhe deklaroi sot se tifozët britanikë që do të shkojnë në Kupën e Botës të futbollit, në Rusi, këtë vit do të jenë krejtësisht të sigurt. Ky reagim erdhi një ditë pas shprehjes së shqetësimeve për sigurinë e tyre nga Londra.

“Të gjithë tifozët do të jenë të sigurt, të gjitha masat e nevojshme janë marrë”, u shpreh Alexander Yakovenko gjatë një konference për shtyp në Londër, në mes të një krize diplomatike mes dy vendeve.

 

Një ditë më parë ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, deklaroi se Moska duhet të garantojë sigurinë e tifozëve britanikë që do të shkojnë në Kupën e Botës në futboll, Rusi 2018.

“I takon rusëve të garantojnë sigurinë e tifozëve anglezë që do të shkojnë në Rusi. Kjo është detyra e tyre, sipas kontratës me FIFA-n, që të kujdesen për të gjithë fansat”, tha Johnson para një komisioni parlamentar.

“Sfida që i lëshoj autoriteteve ruse është që të tregojnë se 24 000 tifozë britanikë që kanë blerë bileta për Kupën e Botës do të trajtohen mirë, do të jenë në siguri”, shtoi shefi britanik i diplomacisë, sipas të cilit, Kremlini është në origjinë të helmimit të një ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe të vajzës së tij më 4 mars në Salisbury.

Kjo ngjarje ka prodhuar një krizë të thellë mes vendeve. Londra dëboi 23 diplomatë rusë nga Britania, veprim i cili u përsërit edhe nga Moska më vonë. Rusia shprehet se për vrasjen e ish-agjentit, Britania nuk ka asnjë provë se është përfshirë Kremlini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *