• |
ide | kryesore

Shkodër, 4 këshilltarë të tjerë ikin nga LSI drejt Partisë Socialistë

Lajme, Të fundit



Pas Fierit, Vlorës, Elbasanit, Skraparit, Belshit dhe disa qytete të tjera, LSI i kanë ikur këshilltarë edhe nga qyteti i Shkodrës. Për largimin e Sokol Jubicës, Elton Radovanit, Mirjan Bletajt dhe Roza Dedvukajt është shpërndarë edhe një deklaratë ku sqarohet se këta emra nuk do të jenë më pjesë e strukturave. Për braktisjen e LSI jepet sërish i njëjti argument që kanë dhënë edhe të larguarit e tjerë nga kjo forcë politike.

“Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë” thuhet në deklaratë.

Deklaratë për shtyp

Zgjodhëm të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës 3 vite më parë nën siglën e LSI me shpresën se vendi do të jetësonte shpejtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD lan pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.

LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin, dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Qytetarët e Shkodrës e din fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja.

Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë dhe të atyre para nesh, për tu mos vënë në shërbim të interesave okulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Këshilltarët e larguar

Sokol Jubica
Elton Radovani
Mirjan Bletaj
Roza Dedvukaj



5 Comments

  1. Prandaj ky vend nuk do bej hajer, se e kthen pllaken sipas qeses.

    Keshte ka bere dhe me fene dikur. Po mire more plehra Ballkani, kur e paskeni kaq per zemer te “ardhmen ne Europe”, nuk kishte nje menyre tjeter ta braktisnit LSI-ne, dhe te beheshit te pavarur, pra me dinjitet njerezor. E jo si laskare, sa andej kendej, pas parase. Sa ju ka paguar bariu i stanit?!

  2. ertv-leshi,
    lesh qenke, por lesh dhie.
    Sot ne Shqiperi jetohet ne nje sistem demokratik ku c’do individ apo grupim zgjedh rrugen qe deshiron dhe i intereson.
    Nese do te pranonim llogjiken tende te leshit lind pyetja; perse ti nuk shqetesohesh per partine tende e cila kurre nuk krijoi nje pavarsi dinjitoze njerzore por si laskare braktisi idealet sa majtas dhe djathtas pas parase !?
    Une nuk po te shtroj pyetjen sa je paguar ti nga bariu i Skraparit por sa humbet ti pa stan dhe pa kete bari ?

  3. Urrrrrraaaaaaaaa, urrrrrrrrraaaaaaaaaa, urrrrrrrraaaaaaaa, liri-demokraci, liri-demokraci, u ngjall ari perseri!

  4. “Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar “, kur ishte ne pushtet PD e keta iu ngjiteshin duke i lepire bythen i dukeshe koalicion perendimor dhe patriotik?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *