• |
ide | kryesore

Tension në qiell/ Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

Planet



Momente tensioni janë ngjallur në zonën e Bergamos në Itali, pasi u dëgjuan zhurma të forta, sipas dëshmitarëve që raportonin në rrjetet sociale. Jehona u ndje qartë edhe në Milano e Brescia. Por ato që shkaktuan zhurmën ishin dy avionë të Forcave Ajrore Italiane, Eurofighter, që ndiqnin një avion francez që kishte kryer një manovër të dyshimtë. Avioni kishte humbur kontaktin radio.

Alarmin në qiellin italian e përhapi fluturimi i ‘AirFrance AF671A’ që drejtohej për në Paris. Teksa po fluturonte mbi ‘Valle d’Apsta’, avioni zhvilloi një manovër të paparashikuar.

Për këtë arsye, urdhri për ndjekje u dha nga Forcat Ajrore Italiane kur dy Eurofighter u nisën për të kapur avionin francez.

Por gjithçka u sqarua pasi AirFrance që shkaktoi alarmin ushtarak mbi qiellin italian, zbuloi se kishte një problem teknik me sistemet e radios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *