• |
ide | kryesore

Tiranë, faturinoja i autobusit përplaset në dyshemenë e urbanit, ambulanca nuk duket gjëkundi!

Lajme



Një fatorinoje i ka rënë të fikët pak më parë në autobusin e Babrrusë, ndërsa njerëz të shumtë janë munduar që t’i shkojnë në ndihmë. Nuk dihet arsyeja e dobësimit fizik të burrit, ndërsa policia ka hyrë menjëherë në urban për të parë situatën. Teksa është lajmëruar ambulanca dhe në pritje të bluzave të bardha, është një vajzë ajo që i rri fatorinos tek koka dhe mundohet t’i japë ndihmë atij. Burri është i shtrirë në dyshemenë e automjetit, pranë derës së parë, ndërsa e alarmuar duket edhe fytyra e shoferit, i cili ka thënë para policëve ç’ka parë. Personi që ka raportuar ngjarjen pranë JOQ.al bën me dije se edhe pse ambulanca është lajmëruar prej mbi 20 minuta, nuk ka mbërritur ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *