• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, lufton me vdekjen në spital edhe babai i viktimës

Lajme



Aksidenti i rëndë që ndodhi sot pasdite në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë Urës së Kardhiqit, ishte fatal për familjen Ngjelina nga fshati Picar. Djali 25-vjeçar, Klajdi Ngjelina ndërroi jetë në vend, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën ndodhet në spital babai i tij, Sali Ngjelina 64 vjeç. E plagosur ka mbetur edhe nëna e të riut, H.Ngjelina, 58 vjeç, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se tre pjesëtarët e familjes Ngjelina kishin dalë për të blerë ushqime në dyqanet me shumicë të zonës. Ata udhëtonin me një zetor, por i kanë prerë rrugën një automjeti tip ‘Wolsvagen’, i cili ishte duke udhëtuar me shpejtësi. Përplasja ka qenë fatale për familjen Ngjelina. E plagosur lehtë ka mbetur edhe nëna e 21-vjeçarit nga Kavaja, i cili drejtonte makinën ‘Wolsvagen’. Viktima Klajdi Ngjelina ishte i martuar dhe në pritje për t’u bërë baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *