• |
ide | kryesore

Ali Ahmeti: Çështje ditësh që ligji për gjuhët të hyjë në fuqi

Lajme



Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se është çështje ditësh hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ahmeti njëherësh i bëri apel Presidentit Gjorge Ivanov që sa më parë ta nënshkruajë ligjin për gjuhët.

“Ligji për gjuhët është votuar dhe është çështje ditësh se kur do të hyjë në fuqi. Ivanovi sigurisht e ka obligim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë, sepse kështu ndihmon në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Më 14 mars, ligji u votua për herë të dytë me 64 vota pro dhe 24 abstenim. Presidenti Gjorge Ivanov refuzon t’a dekretojë. Seanca u shoqërua me tensione nga partia opozitare e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VRMO-DPMNE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *