• |
ide | kryesore

Basha nga Shkodra kërkon ndjekje penale për Ramën në lidhje me përmbytjet

Lajme, Të fundit



Nga mbledhja e emergjencave civile të bashkisë Shkodër, ku ishin të pranishëm vetëm strukturat e kësaj njësie vendore dhe deputetët e djathtë, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoj qeverisë të shpallë emergjencen civile. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën një shkelje penale dhe ka kërkuar të vihet para përgjegjësisë ligjore për mosshpalljen e emergjencës.

Shkaktari i vertetë i asaj që po ndodh në këto zona është KESH, ndaj të cilit kërkoj që prokuroria të nisë një hetim për keqmenaxhim të kaskadës. Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, duke mos përbërë më risi, edhe ndaj situatave emergjente politika vepron e ndarë. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ishte pak minuta përpara se Basha të hynte në Shkoder, në rrugën e Dajçit i shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka. Ai garantoj se institucionet janë në funksion të plotë dhe kërkoj që me përmbytjet të mos bëhet politike.

Në dy ditët e fundit është shtuar në terren prezenca e ministrave dhe përfaqesuesve të lartë të politikes, duke treguar se tashmë ndonëse jo e shpallur nga qeveria, situata në këto zona mbetet emergjente.



1 Comment

  1. ”’Rama po bën një shkelje penale ””

    shko par bej kallzim penal kundra Rames…. mos bej gam gam gam per show politik .
    Keta politikanet i hedhin llafet si lopa bajgen, thjesht per te bere zhurme politike, opozitare..

    Shko pra bej kallzim penal.. mos hidh fjale ne ere per tju ngrohur zemren opozitareve te shkodres.

    Kesaj i thone te te ngopin me lugen bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *