• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Tre nga autorët e grabitjes në Fier janë nga Puka, i plagosuri qëlloi i pari

Lajme, Të fundit



Mësohen detaje të reja për tentativën e grabitjes që ndodhi rreth orës 3:00 të natës në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin në banesën e Minella Mucës.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë e cila mbërriti në vendngjarja u qëllua për vdekje një nga grabitësit dhe një tjetër u plagos. Mësohet 3 nga autorët janë nga Puka duke përfshirë edhe viktimën, ndërsa njëri nga Fieri.

Grabitësi që mbeti i plagosur nga policia, Arben Muça ka që qëndruar me kallash tek porta dhe ka hapur zjarr i pari ndaj ndaj policisë. Autori tjetër qëlloi me dy pistoleta ndaj policisë, por mbeti i vrarë.

I plagosuri, Arben Muça  ka të njëjtin mbiemër me familjen ku u tentua të grabitej, por nuk dihet nëse kanë lidhje fisnore. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave të tjerë të cilët kanë arritur të largohen pas përplasjes me armë.

 



3 Comments

    1. _ari eshte ne arrest shtepie tani per punen e tokave ne lezhe dhe nuk i lejohet te komunikoje me asnjeri , as me internet.

      Por sa te dali i pafajshem ta shihni ju kur ta bombardoje kete portal me komentet e tij magjepse qe ju vjen era qe nga 2 km larg.

  1. Shyqyr qe ka bere nje gje te hajrit policia jone e raskapitur.keshtu vazhdoni sepse si keta ka me qindra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *