• |
ide | kryesore

KOKAINA/ DEA amerikane vlerëson personalisht Fatmir Xhafajn

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme njoftoi se në Washington, falenderimet e DEA-s nuk ishin vetëm për qeverinë shqiptare, por edhe personalisht për Fatmir Xhafajn. Sipas njoftimit, Anthony Williams, zv.drejtori i Drejtorisë Operacionale i DEA-s amerikane ka veçuar seriozitetine Xhafaj në luftën kundër drogës.

“Serioziteti i qeverisë dhe juaji personalisht si Ministër i Brendshëm në luftën kundër drogës dhe rezultatet e arritura, janë shumë të vlerësuara prej nesh” mësohet të ketë thënë Williams gjatë takimit që pati me Xhafajn dhe delegacionin që e shoqëron atë në Washington.

Në foton e takimit, ra në sy prania e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, i larguar nga detyra disa vite më parë, kur ministria drejtohej nga Saimir Tahiri. Didi është aktualisht oficer kontakti në ambasadën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit, Xhafaj kërkoi një oficer të dedikuar për Shqipërinë nga zyra rajonale e DEA-s në Athinë dhe mori premtimin se mbështetja për Shqipërinë do të rritet.

“Në përfundim, u zhvillua një takim pune i ekipit të Policisë së Shtetit, drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesve të Drejtorisë Operacionale dhe Zyrës Rajonale në Athinë, ku u diskutua rreth operacioneve të përbashkëta që janë në proces, ndërmjet dy agjencive, si dhe u prezantuan disa operacione të reja për të cilat u kërkua bashkëpunimi me DEA-n” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.



6 Comments

  1. Keta te DEA-s,a dine gje qe Met trafikanti,u kap ne Turqi,sepse Xhafa dhe policia e tij,nuk ishte e afte,apo nuk dinta ta kapte ne Shqiperi?Nese keto qe na thuhen per takimin me DEA-n ne Amerike,jane te verteta,atehere,na lind dyshimi i justifikueshem,se DEA,nuk e paska fare idene per trafikimin e drogerave ,ne Shqiperi,as per Tahirin,qe,konkretisht,nuk po hetohet,por po perpiqen qe ta mbyllin fare hetimin ndaj tij,as per shume police dhe oficere policie qe jane hallakatur qe te mos arrestohen (mbasi jane lajmeruar vete qe te zhduket nga syte-kembet).Pra lavderimet qe i “paska bere Xhafes”,po na duken njelloj si lavderimet dhe me diploma,qe na vinin ne kohen e Enverit,si vendi me i mireushqyer ne bote,prej atyre qe e shikonin Shqiperine,njelloj sic po e shikoka edhe DEA,sot.

  2. Nese DEA na paska vleresuar ministrinper krimin e drogen, pas gjithe kesaj zallomahie qe kane bere drogmenet nga shqiperia, te investiguar nga kjo qeveri e droges, atehere e gjithe sasiae kapur dhe ajo qe ka kaluar pa u kapur nga organet policore ketu e europe, duhet te themi, ose ti pergezojme drogmenete mafiozet se na paskan punuar mire.Mos valle plitika e soteme e shteteve te medhaniset me motivin,,, me mire me nje qeveri te keqene ekonomiqe merret me allishverishe se sa me nj popull qe rrin e duron shtypien e saj. Ketu qendron edhe taktika e pushtetareve tane qe po e varferojne, e godasin cdo dite e me shume, ne ekonomi e varferi. Amerika nuk e ka pare e vuajtur komunizmin, andaj i sheh si anderra vuajtjet e popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *