• |
ide | kryesore

Kush janë pronarët e banesës që u tentua të vidhej nga grabitësit sot në Fier

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur gjatë natës në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin një banesë. Banesa ku u tentua të grabitet është në pronësi të Minella Muçës, i cili punon si shofer. Muca nuk njihej si person që kishte pasuri, por bënte një jetë modeste.

Çifti Muça pikasi grabitësit që tentuan të hapnin derën dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë e cila u kundërpërgjigj duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër. Grabitësi që mbeti i plagosur është me inicialet E.M, 37 vjeç dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Dy grabitësit e tjerë kanë arritur të largohen, ndërsa nga radhët e punonjësve të policisë nuk ka persona të lënduar. Forca policie kanë ngritur postblloqe për kapjen e dy autorëve të tjerë.

 



1 Comment

  1. 4 persona te armatosur,per te vjedhur shtepine e nje shoferi dhe qe luftojne me policine ??? Te jete thjesht nje cudi shqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *