• |
ide | kryesore

Mësohet emri i njërit prej autorëve që tentuan të vidhnin një banesë në Fier

Lajme, Të fundit



Pak pas tentativës së grabitjes në Fier, identifikohet një nga autorët e kësaj grabitjeje. Emrin e personit që mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë gjatë natës në këtë qytet. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Arben Muça.

Ky i fundit fill pas ngjarjes u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një person tjetër i grupit humbi jetën, por që akoma nuk dihet identiteti i tij.. Aktualisht forcat e policisë kanë ngritur postblloqe për kapjen e dy autorëve të tjerë.

Banesa ku u tentua të grabitet është në pronësi të Minella Muçës, i cili punon si shofer Çifti Muça pikasi grabitësit që tentuan të hapnin derën dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë e cila u kundërpërgjigj duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *