• |
ide | kryesore

PD: Të hetohet deputeti i PS, vodhi 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.
Denoncimi u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja Irini Bua akuzon deputetin për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD Flamur Noka tha sot: “Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?

Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhën 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht.
Kryeministri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!
· Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni?
· Sa prona të tilla janë grabitur me lejen e kryeministrit Edi Rama?
· Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës?

Bashkë me Edi Ramën hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë.

Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.”, tha Noka.

Akuza e Irini Bua

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, një zonjë e quajtur Irini Buo, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën në Dhërmi. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë, raporton TPZ.

“Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *