• |
ide | kryesore

Qeveria tërhiqet nga ndryshimet në ligjin për Artin dhe Kulturën

Lajme, Të fundit



Ministria e Kulturës është tërhiqur nga ndryshimet që kërkonte të bënte në ligjin për Artin dhe Kulturën, që provokuan komunitetet artistike në vend. Vendimi erdhi pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Kulturës me ‘Skena e Pavarur Kulturore’, një rrjet organizatash jofitimprurëse. Me këtë vendim arrin një fitore edhe komuniteti teatror, i cili ka kundërshtuar zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk pranon të diskutojë rikthimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën.

Kërkohet që projektligji i ri, i cili do duhet të hartohet paralel me strategjinë kulturore, t’iu japë më shumë pavarësi institucioneve për artin dhe kulturën, në mënyrën se si zgjidhin drejtuesit dhe se si ata formojnë bordet artistike, raporton Ora Neës. Valbona Shujaku, zv.ministre e Kulturës, është ngarkuar me organizimin e konsultimeve me artistët dhe organizatat kulturore për të hartuar këto dy dokumente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *