• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci i viktimave e pengmarrjes në Francë, fliet për 3 të vdekur

Planet



Hyri duke thënë “Jam i ISIS-it” dhe qëlloi me armë zjarri kundër klientëve dhe punonjësve të një supermarketi në Trebes, në jug të Francës. Ajo që fillimisht u duk të ishte një grabitje, rezultoi në një sulm të armatosur nga një person në të tridhjetat, i cili thërriti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe. Një dëshmitar i cituar nga mediat lokale tregon se agresori kishte thënë se po hakmerrej për luftën në Siri.

Ju po bombardoni Sirinë dhe tani duhet të vdisni”, mësohet të ketë thënë ai. E përditshmja “La Depeche”, që citon kryebashkiakun e Trebes, Eric Menassi, bëri të ditur se burri kishte nxjerrë pistoletën duke qëlluar 5 herë, me pasojë vdekjen e një personi, ndërkohë që flitet deri më tani për 3 të vdekur. Sipas dëshmive, atentatori kishte me vete edhe granata. Kryebashkiaku flet për një viktimë të dytë, por xhandarmëria nuk e konfirmon këtë.

Kryeministri francez, Edouard Philippe e cilësoi situatën si tepër të rëndë, duke pohuar se informacionet e deritanishme sugjerojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Klientët e marrë peng arritën të largoheshin pak më vonë, ndërsa personi i armatosur qëndroi brenda bashkë me një polic. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen atje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *