• |
ide | kryesore

Sia dhe David Guetta bëhen gati për hitin e verës (Foto)

Paparazzi, Slider



Kjo është hera e katërt që dyshja ka punuar së bashku në një këngë. Kujtojmë  “Titanium” (2011), “She Wolf” (2012) dhe “Bang My Head”, të cilat  përveç se kanë grumbulluar më shumë se një milliard klikime ende sot e kësaj dite njihen si hite të pazëvendësueshme. Këtë herë, David Guetta dhe Sia vijnë së bashku me një klip të ri, të quajtur “Flames”.

“Flames” përfshin një zhaner klasik, me zërin e pabesueshëm të Sia-s dhe një kori të madh, plot emocione janë brenda këtij krijimi të ri, i cili përfshin edhe tingujt e vetë David Guetta-s. Vetë David Guetta ka dhënë lajmin e kësaj kënge të re: “ky krijim mund të ndryshojë jetët tona, ajo është një superstar dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Sia është besnike, kështu ka qenë përherë me mua dhe unë jam krenar që do të vijmë me një krijim të ri për publikun, të quajtur “flames”, presim me padurim ta dëgjoni e të mahniteni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *