• |
ide | kryesore

Thaçi tregon kur do të liberalizohen vizat për kosovarët

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit.

Sipas tij, me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë.

“Është radha e Bashkimit Europian që sa më shpejt të përmbyllin procedurat e nevojshme që të ndodhë liberalizimi i vizave”, u shpreh Thaçi.

“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë brenda këtij viti. Mund të ndodh në vjeshtën e hershme”, u shpreh Thaçi për televizionin publik të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, komentet i bëri pas takimit me komisionarin europian Johannes Hahn.

Thaçi pak më parë ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së në Bruksel, para se të nisë takimi i përbashkët me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *