• |
ide | kryesore

Tragjike në Gjirokastër, vdes në aksident 25-vjeçari, plagosen tre të tjerë

Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës jep më shumë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur sot pasdite në ‘Urën e Kardhiqit’, ku për fat të keq humbi jetën një 25-vjecar nga Gjirokastra. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor nacional Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, mjeti me targa KJ 8504 A tip volkswagen që drejtohej nga shtetasi E.Gj, 21 vjeç, nga Kavaja, është përplasur me një mjet zetor që drejtohej nga shtetasi S.N. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali i drejtuesit të zetorit shtetasi Klajdi Ngjelina 25 vjec, si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër drejtuesi i zetorit shtetasi S.N 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja H.N 58 vjeçe. Gjithashtu po nga përplasja është dëmtuar pa probleme për jetën edhe shtetasja M.GJ, nëna e drejtuesit të mjetit volkswagen e cila është transpotruar për në spitalin rajonal Gjirokastër. Grupi Heitmor po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *