• |
ide | kryesore

Tronditet Fieri/ Grabitja kthehet në luftë mes policisë dhe hajdutëve

Kryesore, Lajme



Qyteti i Fierit është tronditur ditën e sotme nga shkëmbim zjarri mes disa grabitësve dhe policisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.

Në këtë moment çifti Muça ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit.  Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku dhe kanë plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë dy autorët e tjerë.

Grabitësi i plagosur është Arben Muçi, 37 vjeç. Ai për momentin ndodhet në spital  dhe pritet që të japë dëshminë e tij për policinë. Pas ngjarjes, policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Pas ngjarjes janë zbuluar edhe identitetet e dy prej grabitësve, njeri prej të cilëve mbeti i vdekur në vend nga plumbat e policisë. Viktimë ka mbetur shtetasi Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, nga Elbasani, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit u plagosur dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, Arben Muçi, i cili ndodhet në spital.

Ndërkohë, për këtë ngjarje ka folur edhe vetë zonja Muçi, bashkëshortja e Minella Muçit. Ajo është shprehur se i ka shpëtuar llozi i derës që ka ndaluar futjen e grabitësve brenda. Përplasja me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve në Fier la një person të plagosur dhe një të vdekur. I plagosur është shtetasi Arben Muçi, rreth 35 vjeç, nga Ndroqi i Tiranës, i cili ndodhet në spital.

Për ngjarjen kanë folur gjithashtu edhe komshinjtë ku u tentua grabitja. Ata kanë deklaruar se ka dëgjuar zhurmën në momentin e përplasjes me armë mes policisë dhe grabitësve, por nuk ka dyshuar gjë. Po ashtu, ata kanë shtuar se nuk kanë dalë jashtë nga frika.
Nga ana tjetër, familjarët e 20-vjeçarit Xhuljano Sollaku kanë marrë vesh lajmin e trishtë për vdekjen e tij. Një të afërmve të viktimës nuk e ka përballuar dot lajmin e hidhur dhe shihet teksa ka rënë në gjunjë në mes të rrugës duke shpërthyer në të qara.

 



3 Comments

  1. Nuk kuptova se ku eshte tronditja!
    Me perjashtim te nje gruaje plake te cilen e keni tmerruar ju me kameren tuaj, populi duket se qarkullon fare normal ne trotuaret e qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *